Presidenti i Kosovës fton Aleksander Vuçiçin për vizitë në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, për të vizituar Beogradin.

Thaçi, në një intervistë dhënë mediumit serb “Remarker”, është shprehur i hapur që ta presç homologun e tij serb Aleksander Vuçiç, në Prishtinë, të cilit edhe i ka dërguar ftesë publike.

“Remarker”: Kur do të shkoni në Beograd apo kur do ta prisni presidentin serb, Aleksander Vuçiç këtu në zyrën tuaj?
Thaçi: Vuçiç është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd.

Thaçi flet për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, për hapat që po i bëjnë këto dy shtete drejt BE-së, për atë se cili është bashkëbisedues më i mirë, ish-presidenti Boris Tadiç apo ai aktual, Aleksander Vuçiç.

SHKARKO APP