Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Serbia ka bërë gjithçka për të na ndihmuar, nuk duhet të lobojmë për pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për ”Politika” ka folur për marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë e Kosovën.

Pendarovski ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e Serbisë duke thënë se ka bërë gjithçka për Maqedoninë e Veriut dhe nuk ka për ta harruar.

“Serbia ka bërë gjithçka që është në fuqinë e saj për të na ndihmuar dhe ne dimë ta vlerësojmë atë gjest miqësor dhe nuk do ta harrojmë atë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Presidenti maqedonas ka deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk duhet të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi kjo është një çështje e brendshme e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne e njohëm Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, kur shumica e partnerëve tanë strategjikë e bënë këtë, dhe që nga ajo kohë ne jemi angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, sepse në atë mënyrë ne jemi duke përmbushur interesat tona kombëtare”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?