Presidenti i Sllovenisë sot në Kosovë
Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor do të jetë sot për një vizitë në Kosovë ku do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Presidenca e Kosovës njoftoi se axhendën e takimeve të Thaçit me homologun e tij nga Sllovenia.
Në orën 15:00 për presidentin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova” ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve ndërsa në orën 16:10 është parashikuar një deklaratë për media e dy presidentëve.
Të martën Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë mban seancë solemne.
Vizita e Pahor është në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa vizita e tij është e para pas asaj që në prillin e vitit 2016 e ka bërë presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.