Presidenti maqedonas, Ivanov: Shqiptarët kërkojnë formimin e shtetit tyre të tretë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një intervistë për gazetën kroate “Globus” ka folur rreth situatës politike në Maqedoni dhe se çfarë e pret vendin në të ardhmen.

Ivanov intervistën e nisi duke thënë se nëse fillon të tregojë të gjithë situatën me detaje, opinioni i Kroacisë do të binte në peshë, ndërsa disa të tjerë do të përjetonin edhe makthe gjatë natës.

Ivanov deklaroi se nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re Zoran Zaevit, ai do ishte duke shkelur nenin 308 dhe të ta prishte pavarësinë e vendit, për shkak se sipas presidentit, do të formonte qeveri me një platformë të një shteti të huaj.

Sipas tij, qëllimi i Deklaratës së partive shqiptare është të barazojë gjuhën shqipe me atë maqedonase.

“Deklarata shqiptare do ta prishë Maqedoninë, nga ajo që e njohim deri sot dhe shtetit do t’i jep vetëm dy segmente duke e bërë Maqedoninë shtet etnik dhe fetar të ndryshëm. Humnera do të thellohet edhe më shumë. Qytetarët dyshojnë në qëllimet e atyre që e kanë përgatitur këtë Deklaratë. Sipas tyre, Maqedonia do të bëhet shteti i tretë shqiptar”, u shpreh Ivanov.

Ivanov ka folur edhe për qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar se kanë bërë disa gabime. Sipas tij, gabimin më të rëndë e ka bërë BE-ja, ndërsa për deklaratat e tij, tha se janë deklarata me interes për shtetin e Maqedonisë.

/BW

SHKARKO APP