Presidenti Meta publikon analizën: Përse Shqipëria ka mbetur pas Serbisë në procesin e integrimit në BE

Presidenti Ilir Meta shprehet se mbështetja e Serbisë ndaj politikave të Edi Ramës shpjegon se përse Shqipëria ka mbetur pas në procesin e integrimit në BE.

Presidenti Meta ka publikuar artikullin e publistit Enver Bytyçi, i cili analizon dëmet që u ka shkaktuar politika e Edi Ramës shqiptarëve në rajon dhe vetë Shqipërisë.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

“Një artikull interesant për t’u lexuar me vëmendje dhe për të kuptuar se përse Shqipëria ka mbetur kaq prapa në procesin e integrimit europian.

Ne vitin 2006, Kryeministri Berisha firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia e firmosën vite më pas.

Ndërkohë, që Mali i Zi i çeli negociatat me BE në vitin 2012 dhe Serbia në vitin 2014, ne, për shkak të Kryepatronazhistit, i cili ka shkallmuar rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës nuk kemi ende asnjë shans për t’i çelur këto negociata, nëse nuk triumfon bindshëm, siç do të ndodhë padiskutim, Referendumi i 25 Prillit.

Pse ne, populli më proeuropian i Ballkanit mbetëm 9 vite pas Malit të Zi dhe 7 vite pas Serbisë?

Sepse patronazhistët mendojnë, që të gjithë shqiptarët, të cilët kërkojnë llogaridhënie dhe të drejtat e tyre kushtetuese, duhet të dëbohen nga Shqipëria dhe të zëvendësohen me qytetarë nga vendet më të prapambetura të Azisë dhe Afrikës, që të çojnë përpara integrimin europian”.

Analiza e plotë: Çdo votë për Edi Ramën është votë për ta forcuar Serbinë në rajon e në Kosovë!

https://arkiva.kohajone.com/cdo-vote-per-edi-ramen-eshte-vote-per-ta-forcuar-serbine-ne-rajon-e-ne-kosove/

 

SHKARKO APP