Presidenti Meta takon Edita Tahirin, mesazh të qartë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se ” Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet”.
Postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook:
“Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.
Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.
Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë”.

SHKARKO APP