Presidenti në detyrë, Konjufca i kërkon VV emrin e mandatarit për kryeministër

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca kërkon propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.

Presidenti i Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet 84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.

Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar qeverinë e re.

SHKARKO APP