Presidenti serb, Vuçiç: S’do fitojmë asgjë nga bisedimet me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të donte që problemi i Kosovës të zgjidhej njëherë e përgjithmonë, por ka konstatuar se zgjidhja është larg dhe se sipas parashikimit të tij, Beogradi nuk do të fitojë asgjë në bisedimet me Prishtinën.

“Nëse nuk na japin asgjë, nuk kemi çfarë të bëjmë… Unë nuk guxoj të parashikoj”, tha Vuçic, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të luftohet për zgjidhje racionale dhe reale për Kosovën e cila do të mundësojë që interesat e Serbisë të jenë të ndërlidhur.

“Nëse mund të merremi vesh, mirë, e nëse jo, prapë është mirë”- tha më tej presidenti serb, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar për shkak të një situate të këtillë do të jenë “të kënaqur” kundërshtarët e tij politikë, sepse në të kundërtën do të jenë të pakënaqur nëse Serbia fiton diçka domethënëse”.

Vuçic tha se është “krenar” kur sheh që atë e sulmojnë njerkët nga Evropa e bota, edhe shqiptarë edhe serbë, dhe se për të është me rëndësi që qytetarët të dinë se çka ka dashur në një moment dhe çka ka mundur të realizojë.

“Le të vlerësojnë njerëzit se a kam pasur të drejtë pas 30 a 40 vjetësh, do të shihni, do të thonë, ai Vuçiqi ka pasur të drejtë që ka folur”- tha ai.

I pyetur se për çfarë ka pasur të drejtë, ai tha se kjo varet nga fakti se, përveç interesave serbe e shqiptare, ekziston edhe interesi i të huajve dhe interesat e shërbimeve të tyre të inteligjencës.
Vuçiçi ka thënë se i kupton të gjithë ata që kundërshtojnë demarkacionin, siç është qëndrimi i kancelares Merkel, por shtoi se nuk i kupton “njerëzit tanë” të cilët dëshirojnë “të shkatërrojnë Vuçiçin, e madje edhe nëse shkatërrohet Serbia”.

SHKARKO APP