Presidenti Thaçi: Ndaloni trenin serb me çdo kusht

Presidenti Thaçi ka thënë për mediat e Kosovës së është dhënë urdhri për ndalimin e hyrjes së trenit serb në Kosovë. Sipas tij treni i nisur nga Beogradi nuk do të hyjë në territorin e Kosovë me çdo çmim. Për këtë janë njoftuar edhe Ministri i Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhunin.

“Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.

trenii-1-1

Ai ka thënë se beson në autoritet e Kosovës se do të ndalin hyrjen e trenit serb në Republikën e Kosovës.

“Kam besim te plote se autoritet do ti kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet ti kryejnë këto përgjegjësi. Mjafte është mjafte. Do te ketë zero tolerance ndaj Beogradit  ne cenimin e integritetit territorial te Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi, për Express.

Ndërkohë, Njësitet Speciale janë duke u bërë gati që të nisen për në Veri.

Forcat Speciale do t’i bashkohen edhe njësiteve tjera policore që tashmë gjenden në Veri të Kosovës.

SHKARKO APP