Presidenti Thaçi shtyn zgjedhjet në Podujevë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës në Podujevë, pas pranimit të rekomandimit nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, nr. 47, 25 janar 2009), nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës (GZ, nr. 32, 15 qershor 2008), si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 14 mars 2020, Presidenti i Republikës së Kosovës ka nxjerr vendim për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

Data e zgjedhjeve do të përcaktohet më vonë, pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike dhe pas pranimit të vlerësimit se do të jetë e sigurt që të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?