Presidenti Thaçi takohet me Erdoganin në New York

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency, ka raportuar se Presidenti Erdogan është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në New York.

Në takimin kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz.

Takimi, i mbyllur për media, është mbajtur në hotelin “Peninsula”. Në New York u mbajt seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherësh është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë në margjinat e kësaj ngjarje.

SHKARKO APP