Presidenti Thaçi takohet me kancelaren Merkel në Ditën e Europës
Konfirmohet takimi i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Të premten, zyra e Merkelit ka njoftuar se ajo pret Thaçin më 9 maj në ora 17 e 30 pasdite në Berlin.
Temat kryesore të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani si dhe diskutimi i çështjeve kyçe rajonale.
Takimi Merkel-Thaçi, vjen në kohën kur Gjermania po kërkon që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht obligative, kjo si përfundim i armiqësisë mes tyre.
Takimi do të mbahet pikërisht më 9 maj kur festohet Dita e Evropës.