Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave
“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka thënë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak gjatë vizitës së saj zyrtare më 13 shtator në Prishtinë.
Në konferencën e përbashkët, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo tha se vendi i saj do që të luaj rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti “ashtu që mos te këtë më luftë në Evropë”.
“Kanë kaluar 20 vite prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën me Ukrainën dhe është tejet me rëndësi që kjo luftë të shmangë Evropën”, tha Novak.