Presidentja e Kosovës merr armët në duar, gëzuar festën
Festat e Nëntorit, jo vetëm në vendin tonë ka festime dhe aktivitete. Në kuadër të 28&29 Nëntor, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Ceremonia ka ardhur si me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë.
Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë vizitës ajo u shoqërua nga ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Në foto shihet qartë sesi armët, janë në duart e Presidentes. Nuk kanë munguar dhe reagimet në rrjete sociale, e ku padyshim njëri prej tyre është dhe i këngëtarit Labinot Tahiri.
Ai ka shkruar në facebook, një status, duke u shprehur se:"Po pra, më pëlqen Presidentja. Shikon me ëndje armët e ushtrisë sonë, mu në bazën e shenjtë e cila quhet, Adem Jashari! Ju lumtë Zonja, Presidente! Mua personalisht më pëlqeu kjo pamje, duhet të ju pëlqejë të gjithëve, sepse këtë nuk e duan armiqtë e Kosovës kush do qofshin ata!!! Provoni dhe shumëfishoni armët! Urime ditën e Forcës së sigurisë Ushtria jonë e Kosovës".
Fotot: Profili zyrtar në facebook/ Redjon Shtylla