Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 4 dhe 5 shtator.

Osmani do të vijë në Shqipëri me ftesë të presidentit Begaj dhe do të pritet me ceremoni zyrtare.

Njoftimi: 

Tiranë, më 25 gusht 2023

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023.

SHKARKO APP