Presidentja Jahjaga merr titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike në Universitetin e Leicesterit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot Universitetin e Leicesterit në Britani të Madhe.

Në një ceremoni të veçantë, ky universitet e nderoi Presidenten Jahjaga me titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike.

Në një fjalim mbajtur me këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi:

Kam kënaqësi të madhe dhe njëkohësisht edhe shumë emocione tani kur po rikthehem në Leicester University, pas pothuajse një dekade, për ta pranuar këtë Titull Nderi nga një institucion i cili më mësoi se edukimi është një proces mbarëjetësor, më insipiroi me lidership dhe më mësoi kurajën. Këto janë ato tri shtylla në të cilat jam mbështetur dhe tri vlerat të cilat më udhëheqin si Presidente e Kosovës, një post të cilin sot e mbaj me krenari të madhe, njofton kumtesa nga Presidenca .

E di se, përderisa qëndroni të ulur këtu të veshur me pelerinat dhe kapelat e diplomimit, diplomimi ju duket si një lehtësim. Nuk ka më mësime gjatë gjithë natës dhe s’ka më provime për t’u brengosur për to.

Dhe në një mënyrë është lehtësim, sepse inspirimi të cilin e instaluan në ju mentorët tuaj të mrekullueshëm, nga fakultetet e lavdërueshme të këtij universiteti, ju bën të padurueshëm që të ballafaqoheni me sfidat që do t’ju shndërrojnë në agjentë të ndryshimit në komunitetet tuaja.

Të jeni të sigurt se do të MUND të jeni ai ndryshim, se do të mund t’i prekni ëndrrat tuaja. Siç e tha njëherë Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf: “Nëse ëndrrat e juaja nuk ju frikësojnë, atëherë ato ëndrra nuk janë mjaftueshëm të mëdha.” Pra, ju gjenerata e vitit 2015, ËNDËRRONI ËNDRRA TË MËDHAJA!

Rrugëtimin e vendit tim po e bëj të duket paksa më i bukur. Unë kam përfunduar shkollimin tim nën një represion të rëndë, nëpër shkolla të përkohshme, të cilat ishin pjesë thelbësore e rezistencës sonë civile dhe të cilat na ndihmuan të mbijetojmë dhe ta mundim një regjim i cili ka shkelur secilën të drejtë njerëzore, duke përfshirë edhe të drejtën për shkollim.

SHKARKO APP