Presidentja kosovare drejt Vatikanit, takim me Papa Françeskun
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u nis sot për një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takojë Papa Françeskun.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja Jahjaga shkruan: “rrugës për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private".
"Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve. Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia”, shton ajo.