Presidentja Osmani takohet me ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Takimi u zhvillua gjatë ditës së martë në Presidencë.

Osmani dhe Hargreaves, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e shtetit të Kosovës vuri në pah rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve të ndërsjella dhe koordinimit të vazhdueshëm për të adresuar sfidat e përbashkëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në takim, u diskutua edhe rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe ekonomisë”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?