Prezantohet lëvizja e re politike shqiptare BESA

Në programin e prezantimit kanë marrë pjesë ish-politikani Alaedin Demiri, filozofi i shquar maqedonasi me origjinë Boshnjake dhe kryetar i Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve (BANU) Ferid Muhiç, përfaqësues politikë nga Shqipëra dhe Kosova dhe shumë të rinj nga i gjithë vendi.

Në prezantim është theksuar se alfabeti i ri i shqiptarëve është BESA, ku gjithashtu u tha se 106 vjet pas miratimit të alfabetit shqipëtar në Manastir shqiptarët u mblodhën nga shumë vende si Manastir, Kërçovë, Kalkandelen, Gostivar, Kumanovë.

Në Maqedoni për herë të parë shfaqet një lëvizje ku shqiptarët nuk janë bashkuar sepse kanë lënë apo janë mërzitur nga një parti tjetër, por kjo është një nismë e cila vjen nga bashkimi i të rinjëve shqiptarë. Në ceremoni anëtarët nismëtarë janë prezantuar një nga një.

Afrim Gashi një nga ideologët dhe themeluesit e saj ka thekuar se "është e nevojshme krijimi i një qeverie të re ku me anë të një marrëveshjeje të përfshihen kombësitë më të mëdha që jetojnë në Maqedoni, maqedonasit dhe shqipëtarët në simetri me kombësitë e tjera dhe jo si në 1945, 1991 ose 2001 e cila u krijua me presione. Duke u bërë e qartë se me këtë a-simetri suksesi nuk do të jetë i mundur, u theksua se ata do ti japin rëndësi çështjeve në luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, Zhvillimi ekonomik rajonal dhe kombëtar pa diskriminim, shteti sosysal, liria, barazia.

BESA do të njihet me "3A" AUTENTİK (sepse ajo lind nga nevojat lokale), AUTOKTON (sepse jemi vendas), AUTONOM (Sepse ne jemi të pavarur).

SHKARKO APP