Princ Leka dhe Elia presin kryeministrin e Kosovës: Familja Mbretërore e ka traditë miqësinë me familjen Haradinaj
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është pritur dje edhe në Oborrin Mbretëror nga princ Leka I dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia.
Për pritjen e tij ka shkruar në rrjetet sociale vetë princeshë Elia:
“Patëm nderin dhe kënaqësinë të presim në Oborrin Mbretëror Kryeministrin e Kosovës Z. Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten znj. Anita Haradinaj.
Kjo vizitë në vitin e Skënderbeut korrespondon edhe me 90 vjetorin e Mbretërisë Shqiptare, i cili urojmë të na gjejë në bashkëpunime të mëdha në të gjitha trojet Shqiptare!
Familja Mbretërore, miqësinë me familjen Haradinaj e ka traditë. Ne e çmojmë kontributin e kësaj Familjeje të nderuar për Çështjen Kombëtare. Jemi të bindur që atdhedashuria që ajo mbart do t’i sjellë Kosovës zhvillim e prosperitet! I urojmë Kryeministrit sa më shumë suksese në këtë detyrë të lartë!” përfundon Zaharia.