Prindërit i zënë “pritë”mësueses: Ka kërcënuar fëmijët
Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që nga ora 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares A.M. Për këtë të fundit prindërit po pretendojnë se ka abuzuar me fëmijët dhe i ka kërcënuar me jetë.
Zijavere Krasniqi, kryetare e këshillit drejtues të kësaj shkolle tha se sot janë mbledhur në shenjë pakënaqësie ndaj DKA-së dhe gjykatave.
“Sot jemi mbledhur një pjesë e prindërve si shenjë pakënaqësie për DKA-në, faktikisht edhe për gjykatën që nuk po e merr vendimin e duhur, vendim të suspendimit të arsimtares të historisë.
Ende nuk kemi marrë përgjigje prej DKA-së, po e presim që po e merr një vendim të duhur edhe të shpejtë. Në të njëjtën kohë ju bëj thirrje gjykatës të marrin me seriozitet shumë të madh këtë çështje se nuk është e lehtë”, ka thënë ajo.