Prishtina e mbuluar nga bora
Sa bukur duket Prishtina sonte! Reshjet e dëborës që kanë nisur të bien prej mbrëmjes së të shtunës në Kosovë, përveç vështirësive në komunikacion, me vete kanë sjell edhe bukurinë dimërore që deri tani i ka munguar kryeqytetit dhe qyteteve të tjera.
Përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompanitë e kontraktuara për heqjen e dëborës nga sheshet e kryeqytetit, nga sasia e madhe që po bie, sheshet mbeten të veshura nga bardhësia.
Me gjithë temperaturat e acarta dhe reshjet e pandërprera, në kryeqytet shihen njerëz në lëvizje. Stolat në parqe dhe rrugë edhe pse më të bukura se zakonisht, sot nuk janë në funksion të qëllimit për të cilin janë vendosur.
Të mbuluara me dëborë, më të bukura duken edhe përmendoret e personaliteteve historike kombëtare.
Fotografi i KosovaPress-it, Jasir Zeqiri, sjell magjinë dimërore përmbledhur në disa fotografi.