Prishtina ndalon përdorimin e skuterave dhe biçikletave elektrike në sheshe

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e trotinetëve (skuterëve) dhe biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit. Në pikën një të urdhëresës së publikuar në Facebook nga kryetarit i Prishtinës, Përparim Rama, thuhet se “Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave elektrike dhe motoçikletave apo mopedëve elektrik”.

Në postimin e tij në Facebook thuhet se ndalimi bëhet në hapësirat ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve”, ka shkruar Rama më 13 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njoftimin e kryetarit të Prishtinës thuhet se urdhëresa hyn në fuqi nga e hëna e 15 gushtit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Në rrugët e Prishtinës vërehen më pak vetura se zakonisht në këtë periudhë të vitit. Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës thuhet se i ka detyruar shumë qytetarë të kërkojnë alternativa: nga trotinetet deri te biçikletat. Por, edhe këto mjete nuk janë pa telashe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?