Prishtina solidarizohet, mbledhin ndihma për familjet e prekura nga tërmeti
Thellohet tragjedia në vend dhe numri i viktimave vijon të rritet duke arritur në 13 persona, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm.
Qendra të ndryshme sociale, spitale në Tiranë, policia e Kosovës si dhe avionë emergjence janë nisur nga Italia dhe Greqia, Franca dhe Turqia në gatishmëri për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti.
Në qytetin e Prishtinës, tifozë të” Plisave” dhe pjesëtarë të ekipit të basketbollit “Sigal Prishtina” kanë ardhur në ndihmë të personave të dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm, që goditi Shqipërinë sot.
Pika grumbulluese për ndihma të shpejta janë vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, me sloganin “Pray for Albania”.
Lexoni edhe
- Tërmet i fortë, 600 të plagosur dhe 13 të vdekur. Pallate e hotele të rrëzuara
- Pamjet me dron, pasojat e tërmetit në Thumanë
- Rumani nisa drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë
- Presidenti Meta vizitë në Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit
- Sizmiologu grek niset për Shqipëri: Dëmet nuk erdhën nga forca e lëkundjeve
- Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri? Analiza e sizmiologut Kasaj
- Solidariteti i Sgarbit: Supet e shqiptarëve nuk kërrusen kurrë