Prishtina vishet Kuq e Zi për 28 Nëntorin
Kosova E Mërkurë, 26 Nëntor 2014 11:05
101 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pastaj ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja në skenë e UCK-së, do të bëjë Prishtinën dhe qytetet tjera të festojnë Kuq e Zi dhe me shumë aktivitete kulturore, akademi dhe koncerte, raporton telegrafi.
Në kryeqytet, përveç aktiviteteve tjera, është paraparë edhe një panair i produkteve vendore me moton “Blej Shqip – Konsumo prodhime shqiptare”.