Prishtine – Kuvendi miraton me 61 vota pro rezolutën për UÇK-në

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës të diskutuar gjatë seancës së jashtëzakonshme të ditës së enjte.

Rezoluta u votua që në nisje të seancës, ku nga 72 deputetë që morën pjesë në votim, 61 votuan pro dhe 11 abstenuan.

Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kërkojnë që të votohet një rezolutë e inicuar nga ky subjekt.

Votimi u shty dje

Votimi u shty për shkak të mungesës së kuorumit që krijoi incidenti mes deputetit Nuredin Lushtaku i PDK-së me Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes. Më herët palët ishin përfshirë në debate të forta politike

Në rezolutën e harmonizuar thuhet pos tjerash se pjesëtarët e UÇK-së, ishin faktor vendimtar për sjelljen e lirisë dhe në këtë drejtim duhet të gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre të merituar institucional në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

“Edhe në rastin e dënimit të grupit Drenica i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve e pushtetit publik dhe sidomos gjykatat që t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe ta shqyrtojë mundësinë e arritjes së atij qëllimi me kufizim më të vogël”, thuhet në draft rezolutën që iu është shpërndarë deputetëve.

SHKARKO APP