Prishtinë, marshimi i protestuesve: “Isën e japim Trepçën s’e japim!”

Protestuesit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të marrë pjesë në tubimin e organizuar në shesh kundër Jabllanoviqit dhe për “Trepçën”, kanë nisur të vijnë në mënyrë të organizuar.

Protestuesit po marshojnë me thirrje të ndryshme, si: “UÇK”, “Trepça”, “Mitrovica”, “Isën e japim, Trepçën s’e Japim”, etj..

Protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë, në Sheshin “Skënderbeu”, për të protestuar për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe në mbrojtje të “Trepçës”.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të shtunën i dha afat kryeministrit Mustafa që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk plotësohen kërkesat e tyre  për shkarkimin e Jabllanoviçit i cili fyeu  nënat gjakovare dhe nëse “Trepça” nuk futet në ligjin për ndërmarrjet publike, protestat do të vazhdojnë.

 

SHKARKO APP