Prishtinë, mijëra protestues në shesh (FOTO)
Mijëra protestues janë mbledhur sot në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ku u zhvillua protesta gjithë popullore kundër ministrit Jabllanoviq dhe në mbrojtje të Trepçës.
Ndërkohë, një numër i protestuesve ka mbetur rrugëve për shkak të një aksidenti në Sllatinë. Aty janë parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputet dhe kryetar të komunave.
Protestuesit tani janë duke marshuar në drejtim të Bibliotekës Kombëtare, ku edhe pritet të nis protesta në ora 14:00. Ata gjatë tërë kohës po thërrasin “Vetëvendosje, dorëheqja nuk mjafton, Jabllanoviq jashtë”. “Poshtë Jabllanoviqi, poshtë qeveria”. “Besa besë, besën e kem dhanë, Jabllanoviqit kemi me ja q* atë nënë”, është thirrja që po brohoritet nga protestuesit.
“Express”