Prishtinë: Nga 1 dhjetori transporti publik falas për qytetarët

Nga 1 dhjetori transporti urban në Prishtinë do të jetë falas për qytetarët. Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ky lehtësim për udhëtarët në kushtet e pandemisë do të qëndrojë në fuqi deri në fund të muajit.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër Covid 19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, sqaron Ahmeti.

Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës propozojnë që udhëtimi falas në urbanët e Prishtinës të shtyhet deri në mars të vitit të ardhshëm

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesi i PD Kosovë: Ne si grup kemi propozuar që trafiku urban të jetë pa pagesë për gjithë qytetarët e Prishtinës për 4 muaj deri në mars. I bëj thirrje kryetarit të komunës që të vendosë të gjitha procedurat në zbatim në mënyrë që të futet një linjë buxhetore për këtë aspekt

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, sipas kryetarit Ahmeti, një vendim i tillë nuk mund të merret tani pasi duhet ndryshuar buxheti i komunës, por çështja do të rikthehet për shqyrtim sërish në fillim të vitit të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?