Prishtinë, nis raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit (VIDEO LIVE)

Pas dështimi të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi i Kosovës ka nisur raundin e dytë. Në garë janë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe kandidati Rafet Rama.

Raundi i parë dështoi, pasi Thaçi nuk mori numrin e duhur të votave. Në votim morën pjesë 81 deputetë. 50 deputetë ishin pro Hashim Thaçit, 27 fletëvotime  ishin të pavlefshme dhe katër vota për kandidatin tjetër Rafet Rama.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rUcCdfDRJq4″ width=”560″ height=”315″]

Dështon raundi i parë, Hashim Thaçi nuk merr votat për President

SHKARKO APP