Prishtinë, policia kërkon të arrestojë Albin Kurtin
Policia e Kosovës ka rrethuar selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Forcat speciale kërkojnë të arrestojnë deputetin e këtij subjekti politik, Albin Kurti. Menjëherë sapo kanë shkuar pranë selisë, mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që të largohen, madje kanë filluar edhe të përleshen. Policia ka përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit, ndërsa më pas edhe i kanë arrestuar. Forcat speciale kanë hyrë me dhunë në selinë e VV-së, ndërsa çdo person që ka penguar operacionin për arrestimin e Kurtit është arrestuar dhe hoqëruar në komisariat.