Profesion për të ikur në Europë, të rinjtë mësojnë zanat për një vizë pune

Eduard Mehmeti nga Vushtrria ka zgjedhur drejtimin profesional “Konstruksione të Thata” të Ndërtimtarisë, me qëllim të marrjes së një vize punë për në Norvegji.

18 vjeçari është në vitin e tretë, në shkollën profesionale në Skenderaj, dhe qysh në fillim e kishte të qartë synimin, se energjinë për punë do ta drejtoj jashtë vendit. Eduardi tregon se zgjodhi këtë drejtim jo vetëm pse tregu i punës është i sigurt por edhe se ndërtimtaria i ka pëlqyer çdo herë.

Sikurse Eduardi, edhe shoku i tij i shkollës nga drejtimi i “Ngrohjes dhe Klimatizimit”, Erioni po pret që me të përfunduar shkollimin të punësohet në ndonjë kompani kosovare në Norvegji.

Drejtori i shkollës tregon se punësimi i madh i të rinjve kosovar në vendet e BE-së ka ndikuar që edhe kërkesa për t’u regjistruar në drejtimet profesionale të trefishohet vitet e fundit.

SHKARKO APP