Projekti për ndryshimin e kufijve, Lama: Gabimi më i madh historik i Hashim Thaçit

Ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama ka komentuar situatën politike në Kosovë dhe politikën e saj të jashtme, në një intervistë për Syri.net. “Nuk është momenti për të rihapur çështjen e Kosovës. Janë hapur konflikte të reja, në zona të reja, luftëra. Çështje shumë emergjente që duan zgjidhje”, deklaroi Lama.

Sa i përket projektit për ndryshimin e kufijve, ambasadorja e Kosovës në Itali foli prerazi. Ajo fajësoi drejtpërdrejt presidentin Hashim Thaçi.

“Ky është gabimi më i madh historik që ka bërë. Të vesh në diskutim kufijtë e vendit tënd, kjo as nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar”, u shpreh qartazi Alma Lama.

SHKARKO APP