Projektligji për Demarkacionin dërgohet në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës për shqyrtim

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm, kanë votuar baras- 5-5, për të çuar në Kuvend, Projektligjin për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Meqë votat kanë qenë të barabarta, ky projektligj është dërguar në Kryesi të Kuvendit, për shqyrtim, jo për seancë për votim, njofton Klan Kosova.

“T’i rekomandohet Kryesisë së Kuvendit që ta dërgojë në seancë për shqyrtim”, ka thënë kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani.

“Nuk po e dërgojmë në seancë për votim ose jo. Një dokument që është nën hetime, pa marrë rezultatin, nuk mund të kërkohet që të votohet apo të mos votohet”, ka shtuar ajo.

SHKARKO APP