Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës vë duart në kokë

Dy viktima ishte bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i një furre buke ka vrarë punonjësen dhe më pas veten këtë të hënë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për mediat vendase për ngjarjen e rëndë.
Mes banorëve që u mblodhën për të mësuar për ngjarjen, është edhe bashkëshorti i viktimës, i cili ka vënë duart në kokë kur ka zbuluar se gruaja e tij është vrarë.
Ky është rasti i dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar.