Propozimi për kryeministër të Kosovës, Mustafa: Nesër do ta caktojmë kandidatin
Kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa deklaroi pas takimit konsultativ që kanë pasur me presidentin Hashim Thaçi se ditën e nesërme do të caktojnë se cili do të jetë kandidati për kryeminsitër.
Mustafa ka thënë se nesër do të mblidhet Kryesia e partisë ku do të diskutohet rreth kandidatit.
“Jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit, meqenëse jemi në kohën e pandemisë COVID-19. Ne në takim u shprehem kundër shpërbërjes së Kuvendit. Ne nesër do ta kemi takimin e Kryesisë dhe do të bisedojmë për mandatarin”, deklaroi Mustafa.