Propozimi për ndryshim kufijsh, Edita Tahiri kundër Thaçit
Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri ka ripërsëritur qëndrimin e saj për ndryshimin e kufijve, duke i dalë kështu kundër propozimit të presidentit Hashim Thaçi.
Ajo pohoi se ndryshimi i kufijve sjell paqëndrueshmëri në Ballkan dhe luftëra të reja.
“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka shkruar Tahiri në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

