Protesta, Mustafa: S’kemi pse thërrasim “Trepça është e jona”, kur ajo është në territorin tonë

Protesta, Mustafa: S’kemi pse thërrasim “Trepça është e jona”, kur ajo është në territorin tonë

 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në facebook shkruan se nuk kemi nevojë të thërrasim “Trepça është e jona”, përderisa ajo është në territorinë tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mustafa, ka thënë se nuk duhet të frikësohemi nga deklaratat që vijnë nga Serbia, por të frikësohemi nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, të këtij vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë shkrimi i plotë i Mustafës:

Ata, që iu mbet merak me e dërguar Trepçën në likuidim, për ti zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimit dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve.

Pse kemi nevojë të thërrasim se “Trepça është e jona”, kur ajo është në territorin tanë, siç janë të gjitha pronat e tjera. A duhet të thërrasin në protesta që Kosova është e jona?!. Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë, e jona. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, të këtij vendi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?