Protestë kundër “kufijëve” në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në veri të Mitrovicës. Kosovapress thotë se Kreu i Shtetit është atje prej disa orësh e pritet të mbajë një fjalim kur në Prishtinë ka nisur protesta. Prishtina është mbushur me tubues të mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të mbështetur nismën e lëvizjes Vetëvendosje, organizatorja e protestës masive kundër korrigjimit të kufijve.

Masa të shtuara janë marrë për sigurinë e tij, përfshirë dhe praninë e njësisë speciale ROSU. Pikërisht ndaj kësaj prezence ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Mediat serbe raportojnë se ai i ka kërkuar ushtrisë të vendoset në gatishmëri të lartë për shkak se ROSU gjendet në Ujman. Sondazhet më të fundit ndërkohë tregojnë se 77,6% e qytetarëve të Kosovës janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, e madje atë nuk e mbështesin as serbët dhe pakicat e tjera në vend.

SHKARKO APP