Protestë në Tropojë kundër arrestimit të Ramush Haradinajt: Lironi heroin e luftës

Arrestimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë Kosovë, Ramush Haradinaj në Francë ka sjellë pakënaqësi dhe reagime nga përfaqtës politikë deh personazhe të njohur në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjatë ditës së sotme në Tropojë është zhvilluar një protestë nga shoqëria civile dhe partitë politike nga Kosova dhe Shqipëria kundër arrestimit të Ramush Haradinajt. Në protestë kanë marrë pjesë dhjetëra qytetarë të cilët mbanin pankarta të ndryshme në duar.

“Lironi Haradinajn, heroin e luftës”, “Haradinaj është i pafajshëm”, “Një komb, një qëndrim”, ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit. Ndërkohë një marshim kundër arrestimit të Ramush Haradinajt është zhvilluar dhe në qytetin e Bajram Currit.

Kreu i AAK-së u arrestua të mërkurën nga autoritetet franceze pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 me pretendimin për krime lufte. Beogradi pritet të dërgojë kërkesën për ekstradimin e tij.

SHKARKO APP