Protestë për çmimin Nobel, qytetarët kujtojnë masakrat e Milloshevicit

Përmes 20 fletëve të vendosura në hyrje të Ambasadës Suedeze në Prishtinë është dërguar mesazh nga qytetarët e Kosovës për mospajtim ndaj vlerësimit të autorit austriak Peter Hanke me çmimin Nobel. Në to paraqitën fotografi dhe shkrime për krimet e Sllobodan Milloshevicit në Kosovë, nisur nga fakti që Hanke është cilësuar si përkrahës i ”kasapit të Ballkanit”.

Valës së reagimeve ndaj Nobelit të letërsisë së këtij viti, dhënë shkrimtarit austriak Peter Handke, i është shtuar dhe një letër e Akademisë shqiptare të shkencave, e cila shpreh zhgënjimin e thelle dhe papajtueshmërinë për fituesin e këtij viti, i lakuar gjerësisht si simpatizant i të ashtëquajturit “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Milloshevic.

”Laureimi i sivjetëm që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, na detyron të largohemi nga mirësjellja formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera”.

SHKARKO APP