Sot protestë për Haradinajn në Francë (Dokument)

Sot do të mbahet protesta në Colmar të Francës, aty ku u arrestua dhe po mbahet Ramush Haradinaj. Kjo protestë është organizuar si qellim për të shprehur pakënaqësinë me rastin e arrestimit të kreut të AAK’së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Protesta e organizuar nga shqiptarët që jetojnë në Francë, por edhe e përkrahur nga Shoqata “Lëvizja”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në vendet si Francë, Zvicër e Gjermani që sot të mblidhen në mesditë të marrin pjesë në proteste për përkrahjen e Ramush Haradinajt, i cili u arrestua gjatë kësaj jave nga autoritetet franceze.

Protesta ne Colmar të Francës do të nis nga ora 13:00 dhe do të mbahet në adresën, “9 Avenue Raymond Pincare, Colmar”.

SHKARKO APP