Pse dështoi takimi i Thaçit me Vuçiç në Bruksel?

Ka dështuar takimi i planifikuar mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Marko Gjuriç, anëtar i ekipit të delegacionit të Vuçiç ka bërë me dije se presidenti ka vendosur të mos bisedojë me presidentin e Kosovës.

Vuçiç mësohet të ketë thënë se nuk dëshiron ta takojë Thaçin e madje, në këtë formë, po vihet në pikëpyetje i gjithë vazhdimi i dialogut.

Gjuriç ka thënë se janë të papranueshme pretendimet e Thaçit për të biseduar lidhur me Luginën e Preshevës, si pjesë të territorit të Kosovës.

Sipas tij, ajo që mund të flitet në Bruksel, është vetëm territori i Kosovës e Metohisë.

SHKARKO APP