Pse duhet transparencë për takimin kokë më kokë Rama-Kurti natën vonë!
Nga Edmond Arizaj –
Realisht une kam frike nga keto takimet e gjata koke me koke mes udheheqesish, krejt jo transparente dhe te mbuluara me pas me fjale te medha pa asgje konkrete, pa disa pika qe do te shtjellohen me pas nga ekspertet e ku di une.
Si ky i fundit mes Edi Rames dhe Albin Kurtit. Pse?
Le te mos shkojme shume pas ne kohe, por pas nje takimi te tille te gjate, vec dy vjet me pare, Shqiperia mbeti pothuajse pa opozite dhe cdo dite qe kalon behet akoma me keq.
Si, pse dhe cfare eshte biseduar e rene dakort, ende eshte enigme.
Nuk eshte enigme vetem bjerrja e opozites shqiptare, duke sjelle ne efekt domino edhe bjerrjen e qeverisesve, qe jane krejt pa kontroll.
A mos valle pas ketij takimi te gjate e jo transparent mes Rames e Kurtit mund te kete serish nje bjerrje, kush e di per ke?!
Une shpresoj qe jo, sepse ne loje nuk eshte me PD apo PS, por Shqiperia dhe Kosova.
Por ndoshta me e mira do te ishte qe dy zoterinjte te shpjegonin, qofte edhe me terma evazive pikat per te cilat u fol pergjate atyre oreve, marreveshjet qe shpresojne te behen, ato qe mund te tregohen te pakten.
Nuk i duam bisedat per qejfmbetjet, per sharjet e perbashketa kunder te treteve, per sheshimin e marredhnieve personale.
Por ama cka ka te beje me vendin tone (Shqiperi-Kosove), do ishte mire te ishte publike.
Albini foli per disa ura, por kjo puna e urave ka qe ne 1932 qe thuhet.
Edhe prapeseprape shqiptaret me not kane kaluar nga njeri kufi ne tjetrin, megjithese bashkohen nga toka.