Pse nuk u arrestua Albin Kurti

 

Duke u përgjigjur mbi pyetjen se përse Albin Kurti nuk u arrestua dje kur u paraqit në turmën e demonstruesve, ministri i Brendshëm kosovar, Skënder Hyseni, tha se është Polica ajo që vendos se kur duhet të kryhet një aksion policor për kapjen e njërit ose apo tjetrit individ.

Gjithashtu, ai shtoi se Policia kryen urdhrat e Prokurorit të Shtetit dhe jo urdhrat politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk do të jap kurrë urdhra politikë”, tha Hyseni.
Ndërsa mbi pyetjen sesi po futet gazi lotsjellës brenda në Kuvendin e Kosovës, Hyseni u përgjigj se është më mirë të shtrohet pyetja se pse po përdoret gazi lotsjellës në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është vështirë të mbrohesh nga veprime individuale”, shtoi Hyseni duke lavdëruar gjithsesi punën e Policisë së Kosovës në dhe përreth Kuvendit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?