Pse Palestina votoi kundër Kosovës në UNESCO?
MsGëzim Llojdia
1.
I hidhur ky lajmi për mos votimin e Kosovës në UNESCO.Për ta kapur 95 votat Kosova arriti deri në 92 vota dhe kundër saj u pozicionuan edhe një vend mysliman I njohur në botë për vuajtjet e mëdha në 50 vitet e fundit sic është Palestina. Vendi i ri është njohur deri tani nga 111 shtete, por jo nga Serbia apo anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB Rusia dhe Kina. Për të fituar anëtarësinë e UNESCO-s, Kosova kishte nevojë për një shumicë prej dy të tretash. Nga 142 vende që votuan, 92 e mbështetën mocionin, 50 votuan kundër dhe 29 abstenuan, që do të thotë oferta ra shkurtë nga tre vota." Kosova është anëtare e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Komitetit Olimpik, por ka qenë duke luftuar për t'u bashkuar me organizata të tjera ndërkombëtare për shkak të kundërshtimeve të Serbisë.
A ka punuar diplomacia jonë për këtë dhe ajo e Kosovës?Rezultati është tregues. Presidenti serb Nikoliç e përshkroi dështimin e Kosovës për të siguruar anëtarësimin në UNESCO si një fitore diplomatike."Unë e përgëzoj Qeverinë e Serbisë, e cila ka investuar një shumë përpjekje diplomatike dhe nuk hoqen dorë, edhe kur dukej se gjithçka ishte e humbur. Kjo vlen për të kuptuar politikanët në Prishtinë dhe në Tiranë se paaftësia e tyre solli këtë rezultat zhgënjyes. Por nga ana tjetër duhet kuptuar se Serbia ka punuar fort për të ndalur Kosovën në UNESCO,kur kjo ishte gati e siguruar.
Kam ndjekur me vëmendje gazetat e Kosovës prej ditësh në vend të treguesve të trashëgimisë kulturore ,ato paraqisnin faktin e kryer ,anëtarësimin në UNESCO.
Serbët këta mjeshtër të manipulimit edhe këtë herë kanë çelur kanale diplomatike për të penguar këtë anëtarësim me çdo mjet dhe çdo kusht ,deri në mbërritjen e një rezultati që u shkon për shtat politikës së tyre. Po përse Palestina shkoi kah shteteve të tjera kundër Kosovës. Shqipëria vetëm një muaj më para i dha votë duke treguar se sa miope ishte treguar karshi kësaj politike dyfytyre të një shteti mysliman, që ka 50 vjet në luftë dhe ashtu si Kosova kërkon të drejta në organizata ndërkombëtare. Kanalet serbe kanë funksionuar si gjithnjë kundër shqiptarëve ashtu sikurse kanë vite, që shpërndajnë mashtrime dhe lajme të rreme.Përse Palestina dhe disa vende arabe popullësi myslimane votuan kundër një vendi me shumicë myslimane mbetet për të parë se cila ishte arsye e thellë.,por zhgënjimi kupotohet sa tmerrues ka qenë, për të gjithë këta mjafton shprehja e Shpend Ahmetit:se ç’na duhen vëllezër të tillë, që nuk na votojnë!
2.
Me një pasuri të kishave të vjetra shekullore dhe manastireve ortodokse, Kosova ka mbajtur gjatë status pothuajse mitik për serbët që konsideron si djepi i besimit të saj shkruan një gazetë e huaj sot.Kosova është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Kjo tregon gjurmët e jetës të këtij rajoni shqiptarë. Dhjetëra lokalitet arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës janë të fokusuara në një guit të Kosovës cila tregon edhe seriozitetin e punës duke bërë jo vetëm identifikimin por edhe përcaktimin e vendodhjes si dhe të dhëna të tjera shkencore për zbulimet e territoreve arkeologjike, që ruan brendia dhe krejt toka e Kosovës.Dr. Jusuf Osmani shkruan:”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm (6000 vjet para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit.Koha e neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Edi Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike, që ka Kosova ajo shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës,Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake.Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.
4.
Duke analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në po këtë material theksohet se edhe vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbutu Vlashnje. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar këtu. Po ashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s.Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi i gjashtë p.e.s.Për Guvën e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj.
Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtuështë dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës,që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri..Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68,dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (6500-3500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës.Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Lokaliteti neolitik i Zhitkocit ndodhet në komunën e Zveçanit, gjegjësisht rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, në një rrafshinë afër stacionit të trenit të Zhitkocit. Këtu gjatë disa sondazheve të zhvilluara arkeologjike të vitit 1958, fare pranë brigjeve të lumit Ibër, janë dëshmuar gjurmët e një vendbanimi tipik neolitik të të dy kulturave, si asaj më të hershme të Starçevës dhe më të vonshme të Vinçës.Fshati Vallaç gjendet në veri të Zhitkocit- Karagaçit dhe fare pranë grykë rrjedhjes së lumit Ibër, e pozicionuar mbi një ngritje të njohur si Kërshi i Vallaçit. Është hulumtuar pjesërisht në vitet 1955 dhe1957. Në shtresën kulturore të trashë 1.8 metër janë zbuluar gjurmë të vendbanimit me kasolle banimi të thurura dhe të mbrojtura me hendeqe përreth. Nga materiali i shumëllojtë arkeologjik zbuluar këtu, veçohen një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe dhe zoomorfe, tëpunuara dhe te formësuar me aftësi dhe imagjinatë të bujshme, këtokarakteristike për periudhën e vonë të Kulturës së Vinçës, e njohur si Vinça C. Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës.Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Lokaliteti neolitik i njohur me emrin: Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile tjerrtorja,gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave,statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik. Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve. Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës(Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga autorët e gërmimit në prill të 2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes. Vlashnja ndodhet buze autostradës Durrës-Prishtine. Ajo plotëson kompleksin arkeologjik te qytetit te Prizrenit dhe harmonizohet me monumentet e tjera te këtij qyteti, si kalanë e tij, hamamin, kompleksin .Edi Shukriu vlerëson se qyteti 2 mijë vjeçari Ulpianës dhe shumë objekte tjera trashëgimore nëpër lokalitete tjera, janë pasqyrë me të cilën mund të matet niveli kulturor dhe historik i Kosovës është shprehur arkeologia kosovare. Tek fytyra e Ulpianës, ne gjejmë një trashëgimi antike ngase kohë-formimi saj ngjet para pushtimit romak me një vijimësi dardane.Këo janë disa lokalitete arkeologjike pa përfshirë aty trashgimin shpirtërore të kësa treve.