Publicisti kosovar: Isa Boletini ka pasur qëllime meskine, ka qenë thjesht një mercenar dhe ka bashkëpunuar me serbët

 

Shkëlzen Gashi, një publicist kosovar, ka sulmuar figurën e Isa Boletinit.

Sipas tij, Boletini ka qenë një figurë me qëllime meskinë dhe mercenar.

Ai madje thotë se në kryengritjen e 1912-s, Boletini është takuar disa herë me konsullin serb.

Personaliteti i Isa Boletinit është glorifikuar.

Biografitë që janë shkruar për të nuk janë të tilla, sepse në to është shenjtëruar jeta dhe vepra e tij.

Shtetit shqiptar i ka interesuar ta promovojë Isa Boletinin si hero të kombit, sepse shteti shqiptar do ta portretizojë kosovarin si Isa Boletinin, si luftëtar – ju jeni pushka, ne jemi mendja.

Isa Boletini është personalitet tragjikomik ose thënë ndryshe, ai ka qenë mercenar.

Unë nuk mendoj që Isa Boletini është modeli që duhet ndjekur për shkak se nuk ka pasur konsistencë, qëllime të larta, ose thënë ndryshe – ka pasur qëllime meskine.

Pra, është i ngjashëm me politikanët e sotëm.

Kur nisi kryengritja e vitit 1912, Isa Boletini ka takime të shpeshta me konsullin serb në Prishtinë, për ta luftuar perandorinë osmane, gjë që u ka konvenuar serbëve në të dy drejtimet.

Pas atij takimi, Isa i thotë Hasan Prishtinës: “Prej Serbisë dhe Malit të Zi nuk kemi arsye të kemi frikë, ata i kemi vëllezër”. Mbi 14 pikat e Hasan Prishtinës, ai ka kërkuar një pikë të 15-të, që të drejtat që i kanë shqiptarët në Kosovë t’i kenë edhe serbët.

Pak a shumë, si Hashim Thaçi në Vjenë. Dy minuset e mëdhenj të tij janë: roli negativ që Isa luan në kryengritjen e vitit 1912, si edhe në takimin e Ferizajt.

Boletini gjithmonë e ka pasur primar interesin e tij personal.

Kjo forcohet edhe nga fakti se motivi i kundërshtimit të hekurudhës Mitrovicë-Novi Pazar-Sarajevë, ishte kërkesa e tij që ndërtimi i hekurudhës të bëhej me gurët e gurthyesit të tij”, tha Gashi në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës.

SHKARKO APP