Publikohet letra që Rama i dërgoi Albin Kurtit pas fitores

Pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit të Albin Kurtit, urimi i kryeministrit Edi Rama nuk erdhi menjëherë. Por Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar këtë të shtunë letrën e urimit që Rama i ka dërgur homologut të tij kosovar, Albin Kurtit. Siç shihet në letër, Rama i ka uruar fitoren teksa shkruan se dëshiron që qeveria e re të shënojë zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët. Ndër të tjera ai shkruan se beson që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet në të gjitha fushat.

Letra e plotë

I nderuar Zoti Kurti

Dëshiroj t’ju përcjellë urimet e mia për suksesin tuaj në zgjedhjet e përgjitshme politike. Duke ju përcjellë këtë mesazh uroj që lidershipi juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave translantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.

Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar se fundmi, por jo për nga rëndësia shëndet e frymëzim në punën tuaj. Ju lutem ta panonin shprehejn e konsideratës sime të posaçme.

in

SHKARKO APP