Punë zero, por mbi 671 mijë euro shkuan për deputetët

54 seanca të dështuara dhe deputetët ende nuk po arrijnë që të votojnë kandidaten e LVV si Kryetare e Kuvendit. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë.

Deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës thotë se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më 30 qershor për pagat e deputetëve, janë shpenzuar 530 mijë e 540 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin prill: 95 633.93 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 234 998.98 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 199 907.67 euro.

Kryeministri Albin Kurti dhe 16 ministra të tjerë që janë zgjedhur deputetë nuk janë paguar nga Kuvendi i Kosovës, pasi kanë përfituar pagën si pjesë e ekzekutivit. Deputetët kanë të drejtë të angazhojnë edhe staf mbështetës politikë, ose ndryshe që njihen si zyrtarë të lartë personal apo asistentë, paga e të cilëve është 900 euro. Për muajin maj dhe qershor, për pagat e këtyre zyrtarëve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 136 mijë e 802 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 59 860.27 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 76942.71 euro. Gjatë muajve maj dhe qershor deputetët shpenzuan edhe për mbushje telefonike ne vlerë mbi 4 mijë euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin maj: 1849.64 euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin qershor: 2159 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?