Qëlloi me armë punonjësin e një klubi, ekstradohet drejt Gjermanisë kosovari i kapur në Shqipëri

Po ekstradohet këtë të premte drejt Gjermanisë shtetasi kosovar, Shkëlqim Kastrati, i cili ndodhej në burg në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se Kastrati është nxjerrë nga burgu “302” dhe po transportohet drejt Aeroportit të Rinasit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Në fund të muajit dhjetor të 2020, Gjykata e Lartë vendosi për ekstradimin e kosovarit drejt Gjermanisë, për të kryer dënimin në këtë shtet për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëlqim Kastrati akuzohet se ka qëlluar me armë punonjësin e një klubi në Gjermani, dhe fill pas ngjarjes ka ardhur dhe është fshehur në Shqipëri, ku dhe është arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

“BalkanWeb” sjell më poshtë pamjet e arrestimit të tij në Shqipëri:

I kërkuar për vrasje në Gjermani, kapet kosovari në Tiranë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?